Në Bujanoc u mbyll stërvitja ushtarake dymbëdhjetë ditore "Ujku Planit 15"
Lokale

Në Bujanoc u mbyll stërvitja ushtarake dymbëdhjetë ditore "Ujku Planit 15"

28.Nov.2014 19:31
0
Në bazën "Jug", në Bujanoc, të premten u mbajt stërvitja ushtarake në të cilën morën pjesë njësitë e armatosura të gjashtë shteteve.

Stërvitja me emrin “Ujku Platin 15”, ka filluar më 17 nëntor, ndërsa sot është kryer me prezantimin e fundit në të cilin mori pjesë edhe kryeshefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq.

Në këto stërvitje përveç njësisë së Ushtrisë së Serbisë, morën pjesë edhe pjesëtarët e pesë vendeve Kroacisë, Bullgarisë, Maqedonisë, Rumanisë, marinsat e Komandës Evropiane të SHBA-së,  si dhe pjesëtarët e Xhandarmerisë së MPB-së të Serbisë.

Siç është thënë në Ministrinë e Mbrojtjes, stërvitja taktike në bazën “Jug”, afër Bujanocit, me 250 pjesëmarrës, do të mbahet sipas skenarit të përdorimit të njësive në operacionet multinacionale.

Stërvitja është vazhdimësi e “Ujkut Platin 14”, e cila do të mbahet në bazën “Jug” në qershor dhe “Luani Platin 14”, e cila është mbajtur në poligonin e Novo Sellës në Bullgari.

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë nuk janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje në stërvitjet e theksuara./Titulli.com/

Djali i Jonuz Musliut i ikën sërish Policisë së Serbisë
Vazhdon thirrja kundër narkomanisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration